Sport

Ja kur do të jetë i gatshëm mbrojtësi i Feronikelit

Skuadra e Feronikelit ka pranuar një lajm shumë të mirë.

Mbrojtësi i skuadrës së Feronikelit, Viktor Kuka ka pësuar një dëmtim në shpinë në derbin ndaj Drenicës, me ç’rast edhe u zëvendësua menjëherë nga ndeshja.

Megjithatë, Kuka sot ka bërë ekzaminimet mjekësore, ku edhe ka mësuar shkallën e dëmtimit.

“Nuk është dëmtim serioz. Do të rikthehem në fushat e blerta pas 7-10 ditësh, në rast se i përmbahem terapive”, tha Viktor Kuka për ‘GazetaBlic Sport’.

Ky është një lajm fantastik për trajnerin, Afrim Toverlani, pasi mbrojtësi do të jetë i gatshëm për ndeshjen e rëndësishme ndaj Prishtinës.

Ndeshja mes Prishtinës dhe Feronikelit do të zhvillohet pas pushimit ndërkombëtar në muajin tetor.

Postime të ngjajshme
Sport

Bylbyl Sokoli analizon ndeshjen Prishtina – Gjilani, tregon kush i ka meritat për fitoren

Sport

Tahir Batatina: Besoj që do të bëhemi kampion

Sport

Ramadani: Ja çfarë më kërkoi Prishtina, dhe ja çfarë i premtova unë

Sport

Muharrem Sahiti: Kjo skuadër është zhgënjimi i sezonit