Sport

Ja ku mund t’i bleni biletat për miqësoren Kosovë – Jordani

Ka filluar shitja e biletave për ndeshjen miqësore ndërmjet Kosovës dhe Jordanisë, e cila do të zhvillohet të mërkurën mbrëma.

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se biletat do të dalin në shitje që nga ora 15:00 në pikat e Artmotion.

Shtëpia e futbollit kosovar njofton tutje se biletat mund të blihen në dy pikat e Artmotion në Prishtinë – në Pejton (rruga Perandori Justinian) dhe në Grand Hotel (Sheshi Zahir Pajaziti).

Edhe në këtë ndeshje në bazë të masave anti-covid të Weverisë së Kosovës do të lejohet shfrytëzimi 30 për qind i kapacitetit të stadiumit “Fadil Vokrri”, shkruan “Gazeta Express”.

Një person mund t’i blejë deri në 2 bileta me letërnjoftim.

Çmimet e biletave janë sikurse në ndeshjet e kaluara: Perëndim 20 euro, Lindje 10 euro, Veri dhe Jug 5 euro.

Kosova do të përballet me Jordaninë të mërkurën në Prishtinë duke filluar nga ora 18:00.

E më pas, “Dardanët” do ta mbyllin kampanjën kualifikuese të Botërorit 2022 me Greqinë këtë të diel në Athinë.

Related posts
Sport

Barcelona nuk ia del në “Allianz Arena”, mposhtet nga Barcelona

Sport

Futbollisti i Dritës pritet të operohet, luajti 60 minuta me dorë të thyer ndaj Prishtinës

Sport

Barcelona pëson edhe golin e tretë

Sport

Kosovare Asllani shënon gol për Real Madridin në Ligën e Kampionëve të femrave

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *