Sport

Ja ku mund ta shikoni ndeshjen Drita – Deçiç

Natë evropiane do të jetë sonte në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Nën-kampioni i Kosovës, Drita do të fillojë aventurën evropiane në UEFA Conference League, ku ndeshjen e parë do ta zhvilloj në shtëpi.

Gjilanasit do të përballen me skuadrën shqiptare nga Mali i Zi, FC Deçiç.

Ballafaqimin mes ekipit kosovar dhe atij shqiptar nga Mali i Zi, përveç në Art Sport mund ta shikoni drejtpërdrejtë dhe falas edhe në Klan Kosova.

Drita konsiderohet favorite për ta fituar ndeshjen, por mysafirët nga Tuzi kanë ardhur me qëllim të qartë që mos të mposhtën në këtë sfidë.

Kjo është hera e parë që dy skuadrat përballen mes vete, derisa takimi i kthimit zhvillohet pas një jave në Podgoricë.

Fituesi i këtij dueli do të takohet në raundin e dytë kualifikues ndaj gjigantit holandez Feyenoord.

Postime të ngjajshme
Sport

Zyrtare: Futbollisti shqiptar largohet nga Prishtina

Sport

Muriqi flet rreth së ardhmes së tij

Sport

Napoli hedh ne gjyq Elseid Hysajn, kjo është arsyeja

Sport

“Dritoni i gjithanshëm”, shkrimi i parë në gazetë për Driton Kukën nga shoqja e shkollës