Sport

Ja ku do t’i luaj Llapi ndeshjet si vendas

Në stadiumin “Zahir Pajaziti”, është duke u punuar ku nga bari artifical do të shndërrohet në bari natyral.

E si pasoj e kësaj skuadra e Llapit, në tri ndeshjet e para do të ndërroj destinacion, ku pritet të zhvendoset në kryeqytet.

Kryetrajneri i skuadrës llapjane, Tahir Batatina, e ka konfirmuar se në tri ndeshjet e para skuadra e tij do të luaj në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Punimet janë duke vazhduar dhe sipas planeve punimet do të zgjasin 1 muaj e 10 ditë, ku në dy ose tri ndeshjet e para nuk do të luajmë në stadiumin tonë, por që do të zhvendosim në stadiumin “Fadil Vokrri”, pasi kemi rënë dakord me FFK-në dhe pas përfundimit të punimeve do të luajmë në “Zahir Pajaziti”, tha Batatina për “Euro Duelin” në Dukagjin.

Postime të ngjajshme
Sport

Napoli mposht bindshëm Bayernin në kuadër të miqësoreve para-sezonale

Sport

Liverpool gati kontrata e reja për 6 yjet e tyre, disa nuk janë në listë

Sport

Zyrtare: Rahoveci prezanton përforcimin e ri i cili vjen nga Llapi

Sport

Zyrtare: Futbollisti shqiptar largohet nga Prishtina