Sport

Ja ku do të përgatitet FC Prishtina për ndeshjet e Ligës së Kampionëve

FC Prishtina ditë më parë e festoi titullin kampion në Superligën e Kosovës në futboll, por futbollistët e kësaj skuadre që momentalisht janë në pushime, do t’i rikthehen ditën e hënë (31 maj).

Skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani, një nga fazat përgatitore për ndeshjet e fazës preliminare të Ligës së Kampionëve do ta kryejë në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Drejtori sportiv i klubit, Fisnik Kërçeli, e konfirmon lajmin për Zeri.info.

“Si fillim do të përgatitemi në Prishtinë, kurse më 6 qershor udhëtojmë për në Ohër dhe atje do të përgatitemi për 10 ditë deri më 16 qershor”, ka thënë Fisnik Kërçeli.

Prishtina planifikon edhe përforcime në afatin kalimtar të verës në mënyrë që ta përfaqësojë klubin dhe futbollin e Kosovës sa më mirë në garat evropiane.

Prishtina ndeshjen e parë e zhvillon më 22 qershor. Turneu para-kualifikues për Ligën e Kampionëve organizohet në Ishujt Farore.

Postime të ngjajshme
Sport

Nexhipi ‘transferon’ super futbollistin te Ballkani!

Sport

Ky futbollist njofton për largimin nga Arbëria

Sport

Etrit Berisha pritet të nënshkruajë me shtatë herë kampionin e Italisë

Sport

Bëhen ndryshime të mëdha në skuadër, konfirmohet ardhja e Rafet Prekazit