Sport

Ja ku do e zhvilloj fazën përgatitore Prishtina për garat evropiane

Klubi Futbollistik “Prishtina” ka fituar titullin kampion në Superligën e Kosovës në futboll për edicionin 2020/2021.

Skuadra kryeqytetase ka siguruar garat evropiane ku në fillim do luaj në raundin preliminar të Ligës së Kampionëve, shkruan Gazetasheshi.com

Tashmë skuadra kampione nga nesër pritet që t’i fillojë përgatitjet në kryeqytet që t’i bëjë ballë skuadrave me të cilat do të përballet.

Ekipi i drejtuar nga Zekirija Ramadani pas disa ditëve do të udhëtojë drejt Ohrit për ta kryer fazën përgatitore dhe ku “bardhekaltërit” priten t’i zhvillojnë dy ndeshje kontrolluese.

“Fazën përgatitore do e kryejmë në Ohër ku do qëndrojmë dhjetë ditë nga data 6 deri me 16 qershor. Gjithashtu, mendojmë që në këtë fazë t’i zhvillojmë dy ndeshje miqësore”, konfirmoi Drejtori Sportiv i Prishtinës, Fisnik Kërçeli.

Postime të ngjajshme
Sport

Benit Ferizi vazhdon me skuadrën e SC Besiana Internacional

Sport

Rashica në Premierligë, vjen reagimi i Munishit

Sport

Prezantimi i veçantë i Milot Rashicës te Norwichi me flamur të Kosovës

Sport

Zbulohet shuma e transferimit të Rashicës në Premierligë, kjo është shuma që përfiton ish-klubi i tij, Vushtrria