Lajme

Ja emrat e 10-shes së parë të Listës së Vjosa Osmanit?

Tashmë zyrtarisht dihet se do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në Republikën e Kosovës, pas aktvendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Poashtu tashmë dihet se Vjosa Osmani do të formojë një formacion politik të përmendur si Lista, dicka e përafërt me dikur Listën Ibrahim Rugova, dhe është sqaruar nga ekspertët e Kushtetutës se ajo ka të drejtë ligjore që të formojë parti politike dhe të garojë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit të ardhshëm, paçka se mban postin e U.D. presidentes së vendit, shkruan Botapress.

Por deri më tash në opinion nuk janë sqaruar dy gjëra për të ardhmen politike të Vjosa Osmanit?

E para ende nuk dihet se a do të garojë e vetme apo në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje dhe e dyta nuk dihet se kush do të jenë emrat dhe personalitetet politike e publike që do t’i bashkohen Vjosa Osmanit në Listën e saj?

Enigma e parë mbase mund të marrë përgjigje së shpejti për faktin se Vjosa e vetme me siguri se nuk do të kalojë pragun zgjedhor. Sondazhet e fundit jo të mira për Vjosa Osmanin dhe përvoja e hidhur e inciativave të mëhershme politike në Kosovë (kujtojmë FER-in, LDD-në, e së, PSD-në e Shpend Ahmetit, AKR-në e Behgjet Pacollit e Nismën e Fatmir Limajt) mbase do ta detyrojnë U.D. presidenten që të garojë në një listë të përbashkët me VV-në. Në këtë kuadër, duke e parë sigurinë politike të VV-së besohet se VV do të garojë me siglën e saj ndërkaq Vjosa me njërëzit e saj “do të shkrihen” në listën zgjedhore të VV-së.
Ndërkaq edhe më tutje mbeten enigmë emrat që do t’i bashkohen Vjosa Osmanit në iniciativën e saj politike jasht LDK-së.

Haxhi Avdyli, Donika Gërvalla e të tjerë

Sponzor

Krejt çka dihet deri më tash janë Haxhi Avdyli nga Kuvendi i Kosovës dhe Donika Gërvalla- Shwarc nga Diaspora.

Me siguri në grupin inicues do të jenë edhe Faton Peci, këshilltar politik dhe ish-kandidat për kryetar të Degës së LDK-së në Mitrovicë, Vehbi Miftari, shef i kabinetit dhe ish-zëdhënës i LDK-së në kohën e Fatmir Sejdiut si dhe sa për “strukturë” edhe Agnesa Vitia, asistente personale dhe një ish-gazetare që nuk e mban mend askush emrin e saj.

Por në ditët në vijim do të sqarohen edhe shumë gjëra në këtë drejtim.
Kështu ka gjasa që nëse nuk përfshihet në Listën për deputet nga LDK-ja, Vjosës t’i bashkohen edhe dy deputetët nga Gjilani Fatmir Rexhepi e Faton Bislimi. I pari nuk ka votuar shkarkimin e koalicionit VV LDK dhe ka abstenuar në votimin në Qeverinë Hoti, ndërkaq i dyti, ,me të marrë postin e deputetit, pas zgjedhjes së Qeverisë Hoti, së pari ka trokitur në derë të Vjosa Osmanit si kreytar e Kuvendit për të nisur rrugëtimin e tij prej deputeti në Kuvendin e Kosovës.

Të pakënaqurit e tjerë në LDK

Të pakënaqur në LDK do të ketë edhe emra të tjerë, si puna e Adem Salihajt e mbase edhe e Burim Berishës, kryetar aktual i Fushë Kosovës dhe kryetar i Degës së LDK-së në Fushë Kosovë. Berisha njihet si një “kundërshtarë i heshtur” i Isa Mustafës. Ai madje nuk është parë asnjëherë krah për krah liderit të LDK-së në asnjë fushatë zgjedhore ndërkaq dihet se ka afërsi politike dhe familjare me Fatmir Sejdiun.
Emrat e tjerë nga LDK që do të dihen pas zhvillimeve të brendshme në LDK e sidomos pas publikimit të listës me kandidatë për deputet nga kjo parti. Një renditje jo e mirë do ta ftohë raportin me LDK-në edhe Lumir Abdixhiku, Ardian Shala, deputet dhe kryetar i Degës së LDK-së në Suharekë, Xhafer Tahiri, kryetar i Komunës së Vushtrisë e ndoshta edhe të Sokol Haliti, kryetar i Komunës së Vitisë, i përfolur si iniciator i formimit të LDK-së së Anomoravës, për shkak të mospërfaqësimit të kësaj ane në Qeverinë Hoti, shkruan Botapress.

Postime të ngjajshme
Lajme

Tri ngjarje të rënda që tronditën Kosovën brenda pak javësh

Lajme

Hoti e jep lajmin, ja kur do të nis vaksinimi në Kosovë dhe kush do e merr i pari

EkonomiLajme

Thesari: Pagesat e komunës së Prishtinës për të prekurit e pandemisë do të kryhen për 48 orë

LajmeShow Bizz

Avokatja shqiptare mahnit me linjat e saj trupore