Lajme

Ja deri kur do ta kemi motin me shi dhe vranësira

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe ende i ftohtë, por pak i ngrohtë se sa sot. Priten edhe intervale të shkrurtra kohore me diell në disa rajone. Gjatë ditës priten edhe reshje ose rrebeshe lokale shiu, vende-vende edhe me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

 

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me reshje lokale shiu. Vende-vende priten edhe rrebeshe shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

Nga e mërkura më shumë intervale kohore me diell dhe më ngrohtë, megjithatë ende priten vranësira lokale dhe po ashtu edhe riga lokale afatshkurtra shiu.

Të enjtën ditë pranverore dhe ngrohtë, por pasdite vonë ose në mbrëmje pritet të kemi shtim të vranësirave të cilat pritet të kushtëzojnë reshje të reja shiu. Të premtën dhe të shtunën na pret mot i vranët dhe përsëri me reshje të herëpashershme shiu. Temperaturat pësojnë ulje. Të dilelën mot i ngrohtë pranveror dhe me diell./Meteoballkan

Postime të ngjajshme
Lajme

Vdes këmbësori pasi u godit nga një veturë në Prishtinë

Lajme

Ky është parashikimi i motit për ditët e ardhshme

Lajme

Detaje/ Si e plagosi dhëndrri mikun përgjatë kohës sa po udhëtonin bashkë

Lajme

Plagoset një person në Prishtinë, Policia jep detaje për rastin