Lajme

Ja çka e pret vendin tonë me shi, erëra, borë, i ftohtë

Temperaturat në Kosovë pritet që të bien ndjeshëm.

Prishtina Weather në parashikimet për motin ka bërë të ditur se sonte do të ketë të reshura të shiut, dhe do të jetë shumë ftohtë e do të ketë erëra shumë të forta si pasojë e një cikloni në Itali.

Edhe gjatë së enjtes do të jetë shumë ftohtë, derisa në disa vende me lartësi mbidetare mbi 2000 metra priten edhe reshje të borës.

Sonte të reshura shiu, të enjten më ftohtë dhe me erë.  Nga e premtja kryesisht me diell, temperaturat në rritje.

Njoftimi i plotë i Prishtinia Weather

8.10 – Më ftohtë dhe me erë.  Herët në mëngjes vende-vende me reshje shiu, e në disa zona të larta malore mbi 2000m mund të bie edhe borë.  Ditën kryesisht me vransira, dhe intervale me diell.

9.10 – Kryesisht me diell.  Në mëngjes më ftohtë.

10.10 – Pas mëngjesit të ftohtë, ditën kryesisht me diell dhe më ngrohtë, me vransira kalimtare kryesisht të nivelit të lartë.

12.10 – Më ngrohtë gjatë ditës, kryesisht me diell dhe vransira kalimtare të nivelit të lartë.

13.10 – Kryesisht me vransira, në perëndim të vendit mundësi për reshje të dobëta shiu.

Ditën e enjte temperaturat pësojnë rënie të ndjeshme, me minimalet që gjatë natës zbresin deri në 7C, e maksimalet në 15C.  Nga dita e premte maksimalet rriten në 18C deri 21C.

Të enjten era do të fryj mestare dhe e fuqishme nga veriu veriperëndimi 6-15m/s, nga rrethina e Istogut me hove prej 20m/s deri 25m/s.  Mëngjesin e së premtes era pritet të pushojë.  Nga e premta dhe në fundjavë do të fryj drejtimesh të ndryshme me shpejtësi 1-7m/s

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes, e në fillim të javës së ardhshme do të pësojë rënie të thellë nën vlera normale.

Postime të ngjajshme
Lajme

Nuri Seferi nuk qëndron as dy minuta në ring, mundet nga boksieri rus

Lajme

“Isha i fshatit, katunar i Marevcit”, Pacolli rrëfehet edhe për dashurinë e tij të parë

Lajme

Pacolli flet për milionin e parë dhe tregon sa para mban zakonisht në xhep

Lajme

Si rrallëherë tek politikanët tanë, Pacolli ka kryer gjimnazin me 16 vjet, ka qenë nxënës i jashtëzakonshëm