Lajme

Ja çfarë thotë studimi i fundit i OBSH-së për virusin

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vlerësuar së fundmi se rreth 10% e popullsisë globale është infektuar me koronavirus, ndërsa shumica e njerëzve mbeten të cenueshëm ndaj sëmundjes që e shkakton ai, COVID-19.

Sipas kreut të ekipit të emergjencave pranë OBSH-së, Mike Ryan pandemia “nuk po shuhet” dhe shpërthimet e sëmundjes janë në rritje sidomos në Azinë Juglindore dhe Evropë.

“Vlerësimet tona më të mira aktuale tregojnë se rreth 10% e popullsisë globale mund të jetë infektuar nga ky virus. Shifrat ndryshojnë varësisht nga vendi, nga zonat urbane dhe rurale dhe nga grupet. Por, ajo që do të thotë është se shumica e botës mbetet në rrezik.”, – tha Ryan.

Ndërkohë sipas shifrave të universitetit Johns Hopkins, koronavirusi ka prekur mbi 35 milionë njerëz në gjithë botën prej tyre, mbi një milion kanë vdekur dhe mbi 24.5 milionë janë shëruar.

Kujtojmë se rasti i parë i infektimit me COVID-19 u shfaq në qytetin Vuhan të Kinës, në fund të dhjetorit.

Postime të ngjajshme
Lajme

Ish-deputeti VV’së rrëfen për përballjen me Covid-19

Lajme

Lukaku thyen një tjetër rekord tek Inter

Lajme

Pesë gjëra që ju rrezikojnë më shumë ndaj pasojave afatgjata të COVID-19

Lajme

Jep dorëheqje drejtoresha e Klinikës së Pulmologjisë