Lajme

Ja çfarë parashikon krijuesi i vaksinës Pfizer për pandeminë, në muajt e ardhshëm!

Pfizer dhe BioNTech njoftuan se vaksina e tyre antikovid, është provuar të jetë më shumë se 95% efektive.Bashkëthemeluesi dhe CEO i BioNTech foli për ABC News sërish rreth vaksinës.Ndryshe nga shumë skeptikë, apo edhe deklaratat e OBSH, Ugur Sahin, është mjaft optimist në lidhje me efektivitetin e vaksinave.

Ajo çfarë është pozitive, në rezultatet e kësaj vaksine, është imuniteti që krijon edhe te grupmoshat e mëdha.Vaksina e Pfizer dhe BioNTech, së bashku me Moderna, përdorin një metodë që nuk është përdorur më parë, duke futur një material gjenetik në trup, që nxit sistemin imunitar që të përgjigjet.Kompanitë presim miratimin, në mënyrë që vaksinimi të nisë jo më vonë se dhjetorit të këtij viti. Sipas Ugur Sahin, pritet që deri në vjeshtën e 2021, 60-70% e popullsisë të jetë vaksinuar.

“Pres që periudha më e vështirë, të zgjasë deri në mars, mbase edhe në prill, më pas vaksina do të ndihmojë që situata të vihet në kontroll. Mendoj që do të kemi një kthim në normalitet në vjeshtë të 2021”./L.F-dritare.net

Postime të ngjajshme
Lajme

LAJMI I FUNDIT: 21 komuna hyjnë në karantinë

Lajme

Rastet e reja me COVID-19, janë nga këto komuna

Lajme

Ky është numri i rasteve të reja me COVID-19

Lajme

Më në fund, votohet Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike