Lajme

Ja çfarë moti do të mbajë nesër në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, por që në vende të kufizuara do të ketë intervale të shkurta me diell.

Sipas institutit, vranësirat gjatë ditës, kryesisht pasdite priten të shoqërohen me reshje shiu.

“Reshjet më të përqendruara priten në veriperëndim të vendit, por edhe në pjesë tjera të territorit priten reshje me intensitet të ndryshueshëm. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftim.

Postime të ngjajshme
Lajme

Detaje për vrasjen e mbrëmshme në Rahovec, dyshohet se vëllau vrau vëllanë

Lajme

Parashikimi i motit për nesër

Lajme

Duda Balje: Nuk jam më e ëmbël se dudi, por ......

Lajme

Ky është personi i cili ndërroi jetë në aksidentin e sontëm