Sport

Ja çfarë do të ndodhë me stadiumin në të cilin dikur luheshin ndeshjet e Superligës

Kjo është gjendja në stadiumin “Ismet Shabani” në Ferizaj, punimet këtu kanë filluar në vitin 2016, por janë ndërprerë dhe nuk kanë rifilluar ende, raporton KTV.

Tani ky vend më së paku i ngjan një arene futbolli.

Janë bërë gati katër vite që prej fillimit të punimit në tribunën kryesore e cila ka mbetur e papërfunduar.

Përgjegjësi për sport në Komunën e Ferizajt, Bashkim Haxhimusa thotë se Tribuna ka nxënë një pjesë të madhe të stadiumit dhe shkaku i kësaj ky stadium do të përdoret vetëm nga moshat e reja.

“Në 2019 është formu një komision prej 5 antarëve të profileve të ndryshme që ka nxjerrë vërtetësinë e stadiumit”

“Gjërësia e stadiumit është më e vogël se sa duhet, e duke marrë parasysh që për rreth ka shtëpi dhe shkolla atëher edhe rruga ngulfatet”

“Jemi dakorduar që ai stadium të mbetet për shkollat e sportit, kryesisht të atyre të futbollit”

Punimet kanë nisur në vitin 2016, por ato nuk e kanë gjetur akoma fundin.

Postime të ngjajshme
Sport

Ish-futbollisti i Dritës triumfon në Kupën e Lituanisë, thotë se është koha për një aventurë të re

Sport

Trajneri shqiptar harron Koronavirusin, rikthehet në stërvitje me skuadrën e tij

Sport

Rrëfimi special i shqiptarit: Si u futa në suitën e Maradonës, vinte në Tiranë për 100 mijë euro

Sport

Batatina mbështet delegimin e gjyqtarëve të rinj në Superligë