Lajme

Izolohet kryetari i Gjakovës, një anëtare e familjes i preket nga COVID-19

Kryetari i Gjakovës Ardian Gjini ka thënë se pavarësisht se sot në këtë komunë ka pasur vetëm shtatë raste të reja me koronavirus, gjendja mbetet mjaft e rëndë.“Vet jam në izolim pasi një anëtarë i familjes ka dalë pozitiv. Unë vet kam dalë negativ por nëna ime ka dalë pozitiv por prej një jave jam në vetizolim pasi nuk e di nëse e kam apo mund ta marr virusin në çdo moment”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Gjini thotë se gjendja në Gjakovë shihet vetëm nëse kalohet pranë spitaleve apo klinikave private ku shihen flukse të mëdha të qytetarëve që presin për shërbime.

I pari i Gjakovës thotë se Spitali i Gjakovës ende nuk ka arritur kapacitete maksimale por sipas tij si te shumica e komunave, edhe në këtë spital ekziston problemi me furnizimin e me oksigjen.“Ka pasur raste kur njerëzit në mënyrë private janë angazhuar për të siguruar disa litra oksigjen pasi spitali kishte shpenzuar edhe litrat e fundit”, tha mes tjerash Ardian Gjini.

Postime të ngjajshme
Lajme

Ky veprim i nxënësve ulqinakë po çmend malazezēt

Lajme

Plaku’ 20-vjeçar i Llapit kritikon të rinjtë: Po e shesin votën për 20 euro, pleqtë e votojnë gjithmonë një parti të njëjtë

Lajme

Pas vdekjes së Valentina Ibrahimit, familjarët i kthejnë paratë e mbledhura për të

Lajme

Bekin Jashari befason me reagimin e tij pas kritikave të shumta për shtatoren e Adem Jasharit në Prizren