Lajme

Izetbegovic, Dialogu Kosovë – Serbi nuk duam të ndikojë në Bosnje

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kreu i Dhomës së Popujve në Asamblenë Parlamentare të Bosnjë e Hercegovinës (BH), Bakir Izetbegovic kërkon që marrëveshja Kosovë-Serbi të mos ndikojë në shtetin e tij

Në një intervistë për ‘Anadolu Agency’, ai thotë se Serbia nuk duhet të kompensohet nga Bosnja për atë që do të humbasë me zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

“Nëse ndonjëherë mund të ndërlidhen këto dy çështje (Bosnja dhe Kosova), atëherë e përbashkëta është se pala serbe në Kosovë dhe BH ka kryer krime të ngjashme, gabime dhe mëkate të ngjashme. Dhe në fund të fundit, për shkak të kësaj sjellje dhe kësaj dhunë janë shkaktuar sulmet e NATO-s. Por ajo nuk mund të ndërlidhet më tej me idenë se Serbia duhet të kompensohet evantualisht me diçka në Bosnje për të atë që do të humbasë me zgjidhjen për Kosovën”, është shprehur Izetbegovic.

Ish-kreu i Presidencës së Bosnjes ka theksuar se kjo aventurë mund të përfundojë në skenarë të paqartë.

Izetbegovic është lideri i partisë më të madhe boshnjake në Bosnje

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat