Sport

Iu shkatërruar Ferrari 300 mijë euro, portieri i njohur italian: Ka gjëra më të rëndësishme se veturat

Portieri i Italisë dhe Genoas, Federico Marchetti kishte dërguar veturën e tij, Lamborghini për ta pastruar, përcjell “Zeri.info”.

Punëtori i larjes së veturave humbi kontrollin teksa po kthehej me veturen e portierin italian që vlen 300 mijë euro goditi pesë vetura të parkuara.

Fatmirësisht, shoferi i Ferrarit në atë kohë shpëtoi i padëmtuar. Edhe pse videot e pasojave, me shërbimet e urgjencës që pastrojnë mbeturinat, tregojnë se pjesa e përparme e makinës është shkatërruar plotësisht.

Por, portieri 37-vjeçar i Serisë A fitoi lavdërime nga tifozët për përgjigjjen e tij të qetë ndaj lajmit tronditës për të.

“Falë Zotit askush nuk u lëndua, kjo është gjëja më e rëndësishmme”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.

37-vjeçari Marchetti, nënshkroi për Genoan në vitin 2018 pasi bëri 194 paraqitje për Lazio.

Ai gjithashtu ka bërë 11 paraqitje për Italinë dhe ka luajtur në një lojë të Kupës së Botës 2010.

 

Postime të ngjajshme
Sport

Tifozët befasojnë Arbërinë midis Turqisë, ja çfarë ndodhi

Sport

Arsenali në bisedime me super talentin e gjigantit spanjoll

Sport

Futbollisti i Feronikelit rikthehet pas shtatë muajve në fushën e blertë!

Sport

Gjilani cakton një miqësore, luan kundër kësaj skuadre