Lajme

Iu arrestua burri, flet moderatorja se si ndodhi ngjarja

Pak më parë u raportua për arrestimin e ish-kryetarit të OVL-UÇK-së, Faik Fazliut, i cili dyshohet se ka kanosur një zyrtar policor, në një kafeteri mbrëmë në Prizren.

Mirëpo, pretendimet e policisë se Fazliu ka kërcënuar verbalisht një polic, i ka hedhur poshtë bashkëshortja e Fazliut, gazetarja Alketa Gashi – Fazliu.

Ajo tha se zyrtarët policorë kanë tejkaluar të gjitha kompetencat e tyre, duke e sulmuar dhe rrëzuar përtokë bashkëshortin e saj.

Madje, sipas saj, Fazliu nuk ka bërë asnjë reagim të vetëm.

“Ata e kanë sulmuar edhe e rrëzuan përtokë. E lidhën dhe e dërguan në polici. Zyrtarët policorë i kanë tejkaluar të gjitha kompetencat e tyre. Faiku nuk kishte asnjë reagim të vetëm, fare fare, aty isha me të”, tha ajo.

Media ka arritur të sigurojë videon nga momenti i arrestimit të ish-kreut të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, ku shihet se si një zyrtar policor, pas një fjalosje me Fazliun, e shtynë atë, duke e rrëzuar përtokë dhe pastaj ia vendos prangat.

Postime të ngjajshme
Lajme

Mbytet në Velipojë një 40-vjeçar nga Kosova

Lajme

Ndërroi jetë 38-vjeçarja nga Peja, humbet betejën me kancerin

Lajme

Detaje për vrasjen e mbrëmshme në Rahovec, dyshohet se vëllau vrau vëllanë

Lajme

Parashikimi i motit për nesër