Lajme

Italia vendos një rekord të ri negativ, shifra alarmante të rasteve të reja me koronavirus

Italia ka publikuar bilancin ditor të viktimave dhe rasteve të reja me koronavirus.

Në Itali, 8 mijë e 804 raste të reja të koronavirusit u konfirmuan në 24 orët e fundit, që është bilanci më i lartë ditor që nga fillimi i epidemisë.

Është gjithashtu një ngritje e madhe në krahasim me dje, kur kishte 7.332.

Në 24 orët e fundit janë raportuar 83 vdekje, pothuajse dy herë më shumë se një ditë më parë kur kishte 43, raporton Reuters, transmeton kp.

Sidoqoftë, kjo është shumë më pak sesa në kulmin e epidemisë në mars dhe prill, kur numri më i madh ditor i vdekjeve tejkaloi 900, sipas agjencisë.

Italia ishte vendi i parë evropian që u prek rëndë nga virusi korona, dhe me 36.372 vdekje, është i dyti më vdekjeprurës në Evropë.

Postime të ngjajshme
Lajme

Memli Krasniqi rezulton pozitiv me koronavirus

LajmeShow Bizz

Këngëtarja Vera Oruçaj pritet në takim nga kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani

Lajme

Rastet e reja me COVID-19, janë nga këto qytete

Lajme

Ky është numri i të infektuarve me COVID-19, në raportin 24 orësh në Kosovë