Sport

Italia shënon fitoren e radhës, gjunjëzon Armeninë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kombëtarja e Italisë ka shënuar fitoren e radhës në Kualifikimet e Euro 2020.

Italia ka arritur fitore mjaft të rëndësishme në kualifikimet e Euro 2020, duke mposhtur kombëtaren e Armenisë, me rezultatin 1:3.

Në këtë ndeshje, italianët luajtën për 45 minuta me një lojtarë më shumë, pasi Karapetian u ndëshkua me kartonin e kuq. Këtë avantazh, skuadra e Mancinit e shfrytëzoi për mrekulli.

Rezultati në këtë takim u zhbllokuar qysh në minutën e 11’, kur pikërisht Alexander Karapetian shënoi golin e epërsisë për Armeninë, shkruan lajmi.net.

Italia reagoi në minutën e 28’, me anë të sulmuesit Andrea Belotti, i cili tundi rrjetën e vendasve.

Pjesa e dytë i takoi në total Italisë, të cilët shënuan edhe dy herë, me anë të Lorenzo Pellegrini (78’) dhe Aram Hayrapetyan (autogol, 80’).

Me këto tri pikë, Italia thellon diferencën në pozitën e parë me 15 pikë, duke lënë prapa Finlandën me 9 sosh. Armenia mbetet në vendin e tretë, me 6 pikë.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv