Sport

Italia nderon me çmime Mancinin, Viallin dhe çdo lojtar të ekipit fitues të “Euro 2020”

Roberto Mancini, Gianluca Vialli dhe skuadra e Italisë kanë marrë versionin italian të Nderit pas triumfit të tyre në kampionatin evropian “Euro 2020”.

Kreu i Shtetit në Itali është presidenti i Republikës, Sergio Mattarella, i cili ishte në tribunat në Wembley kur Azzurrët munden Anglinë me penallti në finale.

Skuadra fluturoi përsëri në Romë një ditë më pas dhe u takua me Mattarellan në pallatin Quirinale.

Sot (e premte) u njoftua se Mattarella gjithashtu ka dhuruar për ekipin e Italisë nderimin e njohur si ‘Ordine al Merito della Repubblica Italiana’.

Presidenti i FIGC, Gabriele Gravina, trajneri Mancini, menaxheri i ekipit Gabriele Oriali dhe shefi i delegacionit Vialli, të gjithë morën titullin ‘Grande Ufficiale’ apo (Zyrtar i Madh).

Kapiteni Giorgio Chiellini dhe çdo anëtar i skuadrës mori çmimin e quajtur Cavaliere (kalorës).

Ka pesë shkallë të kalorësisë në sistemin italian të nderimeve: Cavaliere, Ufficiale, Commendatore, Grande Ufficiale, Cavaliere di Gran Croce dhe Cavaliere di Gran Croce con Cordone.

Kjo ishte hera e dytë që Italia fiton Kampionatin Evropian, pas vitit 1968, dhe i shtohet numrit të tyre të katër trofeve të Kupës së Botës.

Postime të ngjajshme
Sport

Publikohet ranglista e re e FIFA-së, ja ku rënditet Kosova

Sport

Superlajm për Edon Zhegrovën

Sport

Aguero arrin te Barcelona dhe shpenzon gjysmë milioni euro për të blerë një veturë të re

Sport

Vëllaznimi bën goditjen e radhës në merkato