EURO 2020

Itali-Spanjë zhvillohet nesër, ja statistikat më interesante!

Itali-Spanjë është thuajse një klasike e Europianëve duke qenë se dy kombëtaret janë përballur në total në të plot 6 herë, dhe ky është turneu u katërt kontinental radhazi ku kjo sfidë vjen në fazën me eleminim të drejtëpërdrejtë.

Herën e fundit, në Euro 2016 vendosën Chiellini e Pelle, por në Euro 2008 (çerekfinale me penallti), dhe në finalen e 2012 ishte Furia Roja që fitoi për të ngritur trofeun. Ja disa nga statistikat më interesante të kësaj sfide.

Italia e ka mundur Spanjën vetëm 2 herë në 14 përballjet e fundit në të gjitha kompeticionet, një fitore 2-1 në një miqësore në 2011 dhe suksesi më i fundit ai 2-0 në 1/8 e Euro 2016 me golat e Chiellini dhe Graziano Pelle.

Italia dhe Spanja janë takuar 9 herë më parë në një kampionat Europian ose Botëror, me Ialinë që ka fituar në 4 raste dhe Spanja 1 herë. Kjo sfidë e kësaj të marte e bën Itali-Spanjë ndeshjen më të luajtur mes dy kombëtareve europiane në dy turnetë madhorë futbollistike.

Ky do të jetë takimi i 7-të në një kampionat europian mes Italisë dhe Spanjës, vec të tjerash është Europiani i katërt radhazi që dy përfaqësueset takohen në fazën me eleminim direkt. Spanja ka kaluar turin në 2008 dhe fitoi finalen e Euro 2012 para se Italia ta eleminonte në 2016-ën.

Italia ka arritur për të 12 herë mes 4 më të mirave në një turne madhor, Europian ose Botëror, vetëm Gjermania nga skuadrat europiane ka bërë më mirë duke arritur plot 20 herë. Të kaltërit kanë kaluar turin në 9 nga 11 rastet e mëparshme.

Italia ka fituar të 5 ndeshjet e luajtura në Euro 2020 dhe është e vetmja ndër 4 gjysmëfinalistet me rekordin perfekt.

Vetëm në Kupën e Botës Itali 1990 të kaltërit kanë fituar më shumë ndeshje në një turne të vetëm ndërkombëtar, 6, ndërkohë që e vetmja kombëtare europiane që ka fituar sejcilën nga 6 ndeshjet e luajtura në një ndër turnetë madhorë ka qenë Holanda në rastin e Kupës së Botës 2010 në Afrikën e Jugut, kur humbi pastaj ndaj Spanjës në finale.

Spanja arrin në gjysmëfinalet e një kampionati Europian për herë të tretë në 4 edicionet e fundit të këtij turneu, duke dështuar vetëm në 2016. Vec të tjerash kanë fituar turneun në sejcilin nga dy rastet e fundit kur kanë arritur në gjysmëfinale, në 2008 dhe në 2012.

Pasi ka humbur sejcilën nga 4 ndeshjet e para të luajtura në Ëembley nga 1955 deri në 1968, Spanja ka humbur vetëm një herë në pesë ndeshjet e tjera të luajtura në stadiumin londinez. Gjithsesi u eleminua nga Euro 1996 pikërisht në Ëembley duke humbur me penallti kundër Anglisë.

Asnjë skuadër nuk ka përfituar më shumë nga autogolat se sa Spanja në historinë e Europianëve, 3 të tillë që kanë ardhur në favor të iberikëve pikërisht në Euro 2020.

Lorenzo Insignje ka marrë pjesë aktivisht në 13 gola në 15 ndeshjet e tij të fundit për Italinë në gjithë kompeticionet, 6 gola, 7 asiste, mes të cilëve edhe goli vendimtar në fitoren 2-1 të Italisë ndaj Belgjikës në cerekfinale.

Dyshja spanjolle e përbërë nga Dani Olmo dhe Gerard Moreno ka bërë më shumë goditje se kushdo tjetër në Euro 2020 pa gjetur golat, 16 herë për Olmo dhe plot 15 herë për Morenon./SS

Postime të ngjajshme
EURO 2020

Pesë lojtarë që vlera e tyre u rrit dukshëm pas paraqitjeve fantastike në Euro 2020

EURO 2020

Pritja e tij e stolisi Italinë me trofeun e “Euro2020”, Donnarumma tregon pse nuk festoi pritjen e penalltisë

EURO 2020

Jorginho tregon përse zgjodhi Italinë para Brazilit

EURO 2020

Skuadrat dhe lojtarët me statistikat më të mira në Euro 2020