Sport

Isufi tregon arsyejen e rezultateve të dobëta te Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës nuk është duke kaluar nëpër momentet më të mira aktualisht, derisa kulminacionin e zhgënjimit e arriti me humbjen 2:1 në Shkup nga Maqedonia e Veriut në gjysmëfinalen e “play-offit” të Ligës së Kombeve.

Me këtë humbje, “Dardanët” e humbën mundësinë e artë për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian “Euro 2020” pas një ecurie fenomenale në edicionin e kaluar të Ligës së Kombeve.

Skuadra që drejtohet nga Bernard Challandesi nuk di për fitore që nga muaji tetor i vitit të kaluar, kur fitoi ndaj Malit të Zi në Prishtinë (2:0).

Kritikat ishin të mëdha në drejtim të futbollistëve, sidomos ndaj përzgjedhësit Challandes për zgjedhjet e tij në skuadër, por edhe mungesat e Amir Rrahmanit, Vedat Muriqit e Milot Rashicës ishin vendimtare.

Trajneri i mirënjohur kosovar, Bekim Isufi nuk është lëshuar shumë në kritika te futbollistët, derisa ka zbuluar arsyet e humbjes në Shkup.

“Rezultate të tilla ndodhin për shkak të kundërshtarëve të fortë, përjashto këtu Moldavinë. Secila skuadër ka stafin e vet dhe mendoj se ky staf ishte edhe kur ishin fitoret radhazi”, ka deklaruar Bekim Isufi për “Zeri.info”.

“Nuk mendoj se qëndron aty problemi. Mungesat e shumta dhe forma jo e mirë e disa lojtarëve dhe lëndimet, këto janë arsyet. Në ndeshjet e fundit, Përfaqësuesja asnjëherë nuk ka qenë e kompletuar”, tregoi ish-trajneri i Dritës dhe Ferizajt.

Postime të ngjajshme
Sport

Premierliga vjen sot me ndeshje të mëdha

Sport

Në këtë vend dënoheni me dy vjet burg nëse s’mbani maskë

Sport

“El Clasico”: Këto janë formacionet e mundshme

Sport

Katër ndeshje interesante në Ligën e Parë, vëmendja në Malishevë dhe Drenas