Sport

Isufi ‘sfidon’ Kuqin, njihuni me dy trajnerët që mund të marrin drejtimin e Kosovës U21

Me Rafet Prekazin i cili ndodhet në prag të përfundimit të kontratës, Federata e Futbollit e Kosovës tashmë është vënë pas një selektori të ri për të drejtuar moshat e 21 vjeçarëve, raporton Gazetasheshi.com.

Tashmë kanë dalë në horizont dy emra të mundshëm që mund ta marrin drejtimin e “Dardanëve” të rinj.

Bekim Isufi dhe Shefki Kuqi, janë dy emrat më të përfolur për të marrë ‘timonin’ e gjeneratës së 21 vjeçarëve.

Më poshtë mund të njiheni më mirë me dy trajnerët e mundshëm të Kosovës U21:

Isufi kampion si lojtarë dhe trajner, i pajisur edhe me licencën “UEFA Pro”

Isufi ka lindur në Gjilan. Si futbollist ka qenë pjesë e Prishtinës, KEK-ut, Flamurtarit dhe Dritës, ekip me të cilin ka ngritur lartë trofeun e Kupës së Kosovës.

Si trajner ka drejtuar: Dritën, Hajvalinë, Ferizajn e Vllazninë e Pozheranit. Përderisa, me Dritën në sezonin 2017-2018, ishte shpallur kampion me 29 ndeshje radhazi pa humbje.

Në garat evropiane, Isufi me Dritën kishte kaluar turin e parë parakualifikues, duke mposhtur skuadrat si: Santa Coloma dhe Vitoria.

Duhet theksuar se Isufi është i pajisur me licencën “Pro” nga UEFA, e cila është e vlefshme për të drejtuar ekipet në të gjitha vendet anëtare të UEFA-s dhe garat ndërkombëtare.

Kuqi “shqiponja” e fushës dhe energjiku i stolit

Fotografia e Sporti.info
Kuqi ka lindur në Vushtrri. Karrierën si futbollist e ka nisur në Finlandë për disa vite.

Ka qenë pjesë e skuadrave të njohura si: Ipswich, Blackburn, Derby County, Swansea, Fulham, Crystal Palace etj. Në gjithë karrierën, ka shënuar 156 gola.

Nga viti 1999 deri në 2010, e ka përfaqësuar Kombëtaren e Finlandës. Ai njihet për festimet si “shqiponjë” pas realizimit të golave.

Si trajner, ka drejtuar skuadrat finlandeze si: Honka, Vantaa dhe Inter Turku, teksa njihet për temperamentin e tij.

Postime të ngjajshme
Sport

Futbollisti i Barcelonës infektohet me koronavirus para ndeshjes së Ligës së Kampionëve

Sport

Kështu do të dukej këtë edicion tabela e Ligës Premier nëse VAR-i nuk do të përdorej

Sport

Mezani ndër emrat më të kërkuar të momentit, ja dy skuadrat që e duan me këmbëngulje

Sport

Nesër ndeshja e mbetur Drita – Llapi, ja kush do jetë refer