Sport

Isufi reagon ashpër pas ndeshjes: Ka ardhur koha t’u thuhet lamtumirë disave

Ka përfunduar ndeshja e sontme mes Kosovës dhe Moldavisë, e fundit për këtë cikël të Ligës së Kombeve.

Përfaqësuesja e Kosovës ishte nikoqire e Moldavisë sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kryeqytet, raporton “Zeri.info”.

Ndeshja e vlefshme për grupin 3 të Ligës C të Kombeve, i takoi vendasve me rezultat minimal, 1:0.

Pas ndeshjes, trajneri kosovar, Bekim Isufi e ka komentuar ndeshjen e sotme, derisa thotë se “fitorja e sontme nuk kënaq”.

“Ishim me fat në minutat shtesë. Patëm raste, patëm qarkullimin e topit, po hasëm edhe në vështirësi. Kjo fitore nuk kënaq pasi që Moldavia na vuri shumë në presion. Në të ardhmen nuk guxojmë të kemi kësi paraqitjesh”, deklaroi Isufi në “SuperSport”, përcjell “Zeri.info”.

“Ka ardhur koha që disave t’u thuhet lamtumirë e disa t’i vënë në pikëpyetje”, tregon më tej ish-trajneri i Dritës.

“Lirim Kastrati tregoi disiplinë. Këtë e ka dëshmuar edhe ndaj Greqisë”, shtoi ai. /

Postime të ngjajshme
Sport

Morina i përlotur për ndarjen nga jeta të Sinanit: “Më nuk ka kush më thërret pas ndeshjes të më pyes se si shkoi ndeshja”

Sport

Renditja tabelore në Superligën e Kosovës pas dy ndeshjeve të sotme

Sport

Rastet e reja me COVID-19, janë nga këto komuna

Sport

Trepça ’89 vazhdon ‘leksionet’ ndaj Gjilanit, Arbëria fiton në ‘frymën e fundit’ ndaj Drenicës