Sport

Isufi: Për të dhënë futbollistët maksimumin, tek Kosova duhet të jetë prezente kjo gjë

Kosova ka arritur të triumfojë dhe të vazhdojë të mbetet në Ligën C, raporton Gazeta Olle.

Kosova fitoi 1-0 ndaj Moldavisë inferiore në letër, me golin e vetëm që u shënua nga Lirim Kastrati.

Ndeshjen në SuperSportKosova e ka komentuar edhe trajneri i futbollit, Bekim Isufi.

Sipas Isufit konkurrenca në skuadër është arsyeja që skuadra ka ngecje.

“Ka lojtar që kur luajnë në klubet e tyre paraqiten krejtësisht ndryshe”

“Valon Berisha nuk ma mbush syrin në pozitat që luan, nuk ka diciplinë të lojës ka vrapime, por kot”

“Kemi Zhegrovën që luan shumë anash dhe Muriqin që kthehet shumë mbrapa, por duhet të kemi një futbollistë që të luaj atë pozitën e Vedatit që ai të mos të kthehet ose që skuadra të luaj më përpara”

“Voca ka munguar në kohën më të mirë të mundshme teksa edhe Rashica dhe Zeneli kanë munguar shumë, por që tjerët duhet të japin maksimumin edhe kur ata nuk janë”

“Nuk duhet shikuar mbrapa dhe nuk duhen vajtuar ata që nuk janë, duhet të fusim një lloj regjimi në lojë dhe lojtarët të jenë më serioz në lojë”

“Duhet të kemi konkurrencë dhe të mos dihet kush të luajë e pastaj e shohim se si do paraqiten lojtarët”

Kosova nuk do të ketë më ndeshje në këtë vit

Postime të ngjajshme
Sport

Ish-futbollisti i Dritës triumfon në Kupën e Lituanisë, thotë se është koha për një aventurë të re

Sport

Trajneri shqiptar harron Koronavirusin, rikthehet në stërvitje me skuadrën e tij

Sport

Rrëfimi special i shqiptarit: Si u futa në suitën e Maradonës, vinte në Tiranë për 100 mijë euro

Sport

Batatina mbështet delegimin e gjyqtarëve të rinj në Superligë