Sport

Isufi kritikon Feronikelin dhe trajnerin Duro

Me dy ndeshjet e sotme (e diele) Ballkani – Llapi (4:2) dhe FC Prishtina – Trepça’89 (4:2) u mbyll java e 13-të në Superligën e Kosovës.

Dje (e shtune) u zhvilluan tri ndeshjet e para, ku Feronikeli mposhti Arbërinë 1:0, derisa me të njejtin rezultat fitoi edhe Gjilani ndaj Drenicës.

Kurse, kampionia në fuqi e Kosovës, Drita e mposhti Besën në Pejë me rezultat bindës, 1:4.

Trajneri i mirënjohur kosovar, Bekim Isufi përkundër fitores së Feronikelit ndaj Arbërisë, ka kritikuar skuadrën nga Drenasi për mënyrën e lojës.

“Feronikeli u rikthye te fitorja, por me shumë mund. Me trajnerin e ri nuk janë duke më bindur. Moti nuk kam parë skuadër në Kosovë që mbrohet nga fillimi e deri në fund”, deklaroi Isufi në “Dueli Sportiv”,përcjell “Zeri.info”.

Postime të ngjajshme
Sport

Ish-futbollisti i Dritës triumfon në Kupën e Lituanisë, thotë se është koha për një aventurë të re

Sport

Trajneri shqiptar harron Koronavirusin, rikthehet në stërvitje me skuadrën e tij

Sport

Rrëfimi special i shqiptarit: Si u futa në suitën e Maradonës, vinte në Tiranë për 100 mijë euro

Sport

Batatina mbështet delegimin e gjyqtarëve të rinj në Superligë