Sport

Isufi komenton situatën e Interit pas barazimit ndaj Romës

Interi ka regjistruar barazim ndaj Romës (2:2) sot në kuadër të kampionatit elitar italian, Serie A.

Formën e Interit dhe ecurinë e trajnerit Antonio Conte te “Nerazzurrët” e ka komentuar edhe Bekim Isufi, raporton “Zeri.info”.

Trajneri i njohur kosovar ka deklaruar se sipas tij, Conte është “dështim” tek Interi.

“Mendoj se që dy vite, Conte është dështim, krejt kërkesat që i ka pasur iu kanë plotësuar, e ka përkrahjen nga drejtuesit vazhdimisht”, ka deklaruar Isufi në “Dueli Sportiv”, përcjell “Zeri.info”.

“Barazimin ndaj Romës e mori duke bërë zëvendësime të panevojshme”, tregoi ai.

“Për mua, Conte në Inter është dështim”, shtoi ish-trajneri i Dritës dhe Ferizajt.

Postime të ngjajshme
Sport

Trepça ’89, shembull për ekipet tjera në biznesin e transferimeve

Sport

Allegri rikthehet në Serie A, arrin marrëveshje me këtë klub

Sport

Futbollisti i Prishtinës surprizohet për ditëlindje në Antalia

Sport

Portieri kroat rrëfehet për përvojën e re te Llapi