Sport

Isufi i kënaqur me rezultatin e takimit, flet edhe për ish-skuadrën e tij Dritën

Derbi kryesor i kësaj jave në Superligën e Kosovës ishte sfida mes Ballkanit dhe Dritës.

Ky takim përfundoi 2-0 në të mirë të skuadrës së Suharekës dhe pas ndeshjes trajneri Bekim Isufi është prononcuar për media, shkruan Sheshi.info

“Kemi pasur shumë raste, shumë volum dhe nuk arrinim të shënonim. Në pjesën e dytë ishim më të qetë. Një derbi i fituar me meritë, i përgëzojë lojtarët për mënyrën e lojës. Treguan se dinë të luajnë, kjo tregon se nganjëherë kur je shumë poshtë ngriteni më së larti. Gjatë javës nëse punohet mirë, rezultati vjen në ndeshjen finale”.

“Momentin që sulmuesi shënon gol, atëherë ju duhet të jeni të kënaqur dhe e arsyetoni ai vetën e tij. Kuçi me një qetësi të jashtëzakonshme e dëshmoi vetën, Solomon ishte gjithashtu në formë të mirë”.

“Nuk mund të parashihen gjërat përpara ndeshjes, por kemi të bëjmë me një kampion, e cila është ndërtuar qe pesë apo gjashtë vite. Ne them të drejtën, nuk i kemi ikur lojës tonë”, deklaroi ai për Art Sport.

Postime të ngjajshme
Sport

17 futbollistë rezultojnë pozitiv me Covid, skuadra portugeze futet në fushë me nëntë lojtarë

Sport

Mbyllet pa gola pjesa e parë mes Villarreal dhe Barcelonës, por Depay humbet një shans të artë

Sport

Formacionet zyrtare: Villarreal - Barcelona

Sport

Vushtrria kampion vjeshtor në prag të 100 vjetorit të klubit, ja si e festuan fitoren e sotme