Sport

Istogu huazon një futbollist nga skuadra e Ballkanit

Klubi futbollistik “Istogu” njofton se ka arritur marrëveshje me klubin e Ballkanit, për huazimin e futbollistit nga Kameruni, Effa Lazare Tristan Dylan.

Effa është 19 vjeçar, këmbëshpejtë, pozita e tij natyrale është sulmues anësor. Ka qenë pjesë e kombëtares së grupmoshave të reja të Kamerunit.

Në sezonin e fundit Effa ishte lojtari më i dalluar tek juniorët e Ballkanit. Ju kujtojmë që Ballkani në kategorinë e juniorëve është shpallur kampion i Kosovës.Futbollisti i ri nga Kameruni, Effa në Istog është huazuar nga Ballkani për një vit.

Postime të ngjajshme
Sport

ZYRTARE: FC Ilyria United transferon futbollistin e Llapit

Sport

Kontestohet privatizimi, “Forca” paralajmëron protesta, Kajtazi nuk dorëzohet

Sport

Nga transferimi i Muriqit te Lazio do të përfitojnë para edhe dy klubet shqiptare

Sport

Musa Selimi për studentin e tij Jetmir Topallin: Ai është shembull se si me punë arrihet shumë