Sport

Istogu fillon përforcimet për sezonin e ri, zyrtarizon transferimin e dy sulmuesve

Besmir Fetahu dhe Granit Arifaj janë transferimet e reja të Klubit Futbollistik “Istogu”.

Fetahu sot ka nënshkruar kontratë një vjeçare me klubin e Istogut, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër, shkruan Gazeta Olle.

25 vjeçari ka qenë pjesë e Istogut nga viti 2015 deri në vitin 2018, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Onix Banja.

Besmiri luan në rolin e sulmuesit anësor, dhe në të kaluarën ka luajtur në këto skuadra kosovare: Besa, Vëllaznimi dhe Onix Banja.

Edhe sulmuesi tjetër, Arifaj ka nënshkruar kontratë një vjeçare me klubin e Istogut, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Graniti luan në rolin e qendërsulmuesit, është 30 vjeçar dhe ka përvojë të madhe në futbollin kosovar.
30 vjeçari ka qenë pjesë e Istogut në sezonin 2014-2015, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Onix Banja.
Në të kaluarën Graniti ka luajtur edhe për shumë skuadra tjera kosovare si: Drenica, Feronikeli, Dukagjini, Hajvalia dhe Onix Banja.

Istogu me këto transferime tregon se ka filluar herët të përgatitet për sezonin e ri.

Kujtojmë se kjo skuadër pati një sezon të mirë në edicionin 2020/21 të Ligës së Parë, mirëpo synimi i klubit tashmë është promovimi në Superligë.

Postime të ngjajshme
Sport

Gjilani gati të “bombardoj”, afër marrëveshjes me mesfushorin e njohur

Sport

Nexhipi flet për transferimet te Ballkani

Sport

Gazetari i ‘The Guardian’: Norwich ka transferuar lojtarin më të mirë kosovar

Sport

Lojëra interesante dhe emocione të mëdha dhurojnë fëmijët në garat e “Play-Off-it Nacional”