
IPKO Superliga e Kosovës vjen këtë fundjavë me ndeshjet e javës së parë për edicionin 2019/20.
Trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi, në një prononcim për BlicMedia ka folur për edicionin e ri të garave të Superligës.
Ky edicion do të jetë fantastik ka thënë fillimisht trajneri i Ballkanit.
“Do të jetë edicion fantastik, do të ketë shumë rivalitet si në pjesën e epërme si në pjesën e poshtme”, ka thënë Munishi.
Trajneri i mirënjohur më tej ka folur edhe për skuadrat favorite për titullin kampion të këtij edicioni.
“Skuadrat për titull janë Feronikli, Prishtina, Drita, Llapi dhe Gjilani.
Liga po forcohet vit pas viti.
Sivjet do të kemi garë shumë të fort”, ka deklaruar Munishi.
Shpresojmë të ketë korrektesi dhe referim të mirë ka thënë në fund trajneri Ismet Munishi për BlicMedia.
Skuadra e Ismet Munishit sfidën e parë të këtij edicioni e zhvillon kundër Dukagjinit, ditën e diel me fillim nga ora 17:00.