
Tashmë është zyrtare, Ismet Munishi do të jetë analist sportiv në një nga televizionet vendore.
Pas ndarjes nga Ballkani, Ismet Munishi ka gjetur edhe punë të re, shkruan Gazeta Olle.
Munishi tashmë gjatë kohës sa do të jetë në pushim nga puna e trajnerit do të analizojë ndeshjet e Superligës.
“Baba” do të jetë analist i emisioneve sportive në kanalin e ri, ATV.
Lajmin të ditur e bënë vetë televizioni përmes faqes së tyre zyrtare.
Munishi në videon prezantuese analizoi paksa Superligën me veten e tij, teksa ndër të tjera tha “Ballkani do të bëhet kampion, kanë super skuadër”