Sport

Ismet Munishi: Titulli më i dashur që kam fituar në karrierë ishte me këtë skuadër

Trajneri i mirënjohur, Ismet Munishi ishte dje i ftuar në emisionin “Familja Ime” në Kanal10, përcjellë Gazeta Olle.

Munishi në atë emision tregoi rreth karrierës së tij teksa shfaqi edhe disa momente emocionale dhe interesante.

Kur u pyet se cili ishte titulli më i mirë në karrierë, ai pati një përgjigjje të shpejtë dhe të prerë.

“Titulli ma i mirë që kam pasur është me Vushtrrinë, me Llamkos Kosovën kemi pasur ekip shumë të mirë nga ku ka dalur edhe Milot Rashica, kemi pasur lojtar fantastik edhe publiku, Forca e Vushtrrisë ka qenë i jashtëzakonshëm”

“Ai është titulli më i dashur, pasi kemi sakrifikuar shumë për ta fituar, kemi kaluar shumë probleme shumë kriza, por ja ka vlejtë pasi kemi shpall kampion një skuadër me traditë 100 vjeçare, shpresojë që këtë vit ta përsërisë këtë me Ballkanin”

Postime të ngjajshme
Sport

Ish-futbollisti i Dritës triumfon në Kupën e Lituanisë, thotë se është koha për një aventurë të re

Sport

Trajneri shqiptar harron Koronavirusin, rikthehet në stërvitje me skuadrën e tij

Sport

Rrëfimi special i shqiptarit: Si u futa në suitën e Maradonës, vinte në Tiranë për 100 mijë euro

Sport

Batatina mbështet delegimin e gjyqtarëve të rinj në Superligë