Sport

Ismet Munishi: Skuadra ime e zemrës në futbollin kosovar është…

Trajneri i Ballkanit, ismet Munishi njihet si njëri prej trajnerëve më karizmatik në futbollin e Kosovës.

Munishi që po shkëlqen me skuadrën e Ballkanit, është i ftuar në “Kanal10” në një rrëfim tejet interesant.

Ish-trajneri i Vëllaznimit ka treguar për fillimet e karrierës.

“Ne jemi rritur në lagjen Lakrishte në Prishtinë dhe kemi pasur shumë fëmijë aty dhe shumë shokë, dhe gjithmonë e kemi pasur dikë aty”, tregon fillimisht Munishi.

“Si futbollist i kam kaluar të gjitha grupmoshat te FC Prishtina, më pas vazhdova në Flamurtar, me këtë skuadër kemi pasur suksese të mëdha dhe trajner e kemi pasur Luan Prekazin, të cilin e falënderoj shumë”, tregoi ai.

“Kam luajtur më pas në Slloveni, Turqi, Izrael, Shqipëri e Ukrainë, ku karrierën e mbylla te Vëllaznimi i Gjakovës, një klub me traditë. Por, klub të zemrës kam Flamurtarin”, thotë Munishi.

“Është koiçidencë që karrierën e kam filluar kuqezi te Flamurtari dhe e mbylla atë te Vëllaznimi kuqezi”, përfundoi Ismet Munishi.

Postime të ngjajshme
Sport

Drita njofton për humbjen e njërit prej më të dashurve të familjes së tyre!

Sport

Yll Hoxha shpërblen veten pas paraqitjes së mirë në ndeshjen e sotme

Sport

Ish-bashkëlojtarët e Sinanit me telegram emocionues ngushëllimi për familjen dhe shokët e tij

Sport

Arsyet që e shtyjnë Messin të pranojë ofertën e PSG-së