Sport

Ismet Munishi me një këshillë “prindërore” për të gjithë futbollistët e Superligës

Fundi i këtij sezoni të Superligës është shumë i nxehtë me tri skuadra në luftë për titull, e katër të tjera për mbijetesë.

Me këtë rivalitet të madh, normalisht se edhe tensionet rriten për çdo javë, shkruan Gazeta Olle.

Rreth kësaj çështje ka reaguar edhe trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, i cili i ka dhënë një këshillë “prindërore” futbollistëve të Superligës.

Ky është postimi i Munishit në “Facebook”:

“Futbollistët i këshilloj që të ruajnë nervat keto 5 gjiro të fundit.

Nuk dihet kush ku do të luaj dhe kush me kend behet koleg vitin tjeter.
Mos bini pre e tensioneve mos bini pre e mentalitetit të ulët të fubollit tonë.
Ruani nervat, luni fort silluni si profesionist të vërtet .
Mos u ndikoni nga niveli ulët i sportivitetit që kemi si ligë e si futboll ne përgjithsi .
Ju njoh të gjithve jeni djem të mirë nuk ju ka hije kjo .
Fjala Sport do të thot shokë, andaj mbajeni mend parimin bazë të sportit Futbollit.
Ndersa ju kryesi të dashura të klubeve 90 % nga ju ,kshillonu me psikologun keni nevoj .”. ka përfunduar Munishi.

Postime të ngjajshme
Sport

Prishtina e quan ndeshjen ndaj Gjilanit më të rëndësishmen në tetë vitet e fundit

Sport

A do të kthehet Ronaldo në Sporting? Flet Jorge Mendes

Sport

Lista e 10 sportistëve më të paguar sipas Forbes

Sport

Drita apo Ballkani, cili do të jetë klubi i tretë që do të dal në Evropë?