Sport

Ismet Munishi: Ky njeri është më meritori për fitoren e Kosovës ndaj Çekisë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Përfaqësuesja e Kosovës ka regjistruar fitore të jashtëzakonshme në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Në stadiumin “Fadil Vokrri”, “Dardanët” e kanë mposhtur Republikën e Çekisë me rezultat të ngushtë 2:1, raporton Zëri.info.

Ndeshjen në fjalë e ka komentuar edhe trajneri i Ballkanit Ismet Munishi i cili nuk ka besuar shumë në fitore dje.

“Para ndeshjes kam thënë se do të isha i kënaqur edhe me një barazim”, tha Munishi në “Dueli Sportiv”, përcjell Zëri.info.

“Disa futbollistë kanë luajtur më mirë, disa më dobët. Por, dëshira ekzistonte te grupi”, vlerësoi Munishi.

“E gjithë kjo është meritë e trajnerit Bernard Challandes, i cili ka bërë një punë të mrekullueshme”, shtoi ai./Zëri.info

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv