Sport

Ismet Munishi, krenar që dy lojtarë të tij u ftuan nga Kosova

“Timonieri” i Ballkanit, Ismet Munishi, është ndjerë krenar për ftesën e radhës që i ka ardhur nga Kosova për mbrojtësin Armend Thaqi, shkruan Zeri.info.

Krahas Thaqit, te Kosova është ftuar edhe sulmuesi Mirlind Daku.

“Armend Thaçi. Nder dhe krenari, unë, biri yt, Kosovë”, ka shkruar Munishi, përcjell Zeri.info.Image

Thaqi që po kalon formë të lart me Ballkanin, do të jetë sot në tubimin e Përfaqësueses.

Mbrojtësi i djathtë që njihet për asistent e shumta në Superligë, edhe në të kaluarën është ftuar disa herë te Kosova A.

Ai e ka bërë debutimin zyrtare me Kosovën në ndeshjen ndaj Lituanisë e zhvilluar vite më parë në Mitrovicë.

Kosova luan nesër (e mërkurë) ndaj Moldavisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë duke filluar nga ora 20:45.

Ndeshja me Moldavinë është e fundit në kuadër të Grupit 3 në Ligën C të Ligës së Kombeve.

Fitorja apo barazimi mbajnë Kosovën në këtë ligë, ndërsa disfata do ta zbriste në Ligën

Postime të ngjajshme
Sport

Njihuni me futbollistin shqiptar i cili u përball dy herë me legjendën Diego Maradona

Sport

Atmosferë brilante në zhveshtoren e Ballkanit, dëgjojnë këngë popullore

Sport

Napoli i kushton tribut të veçantë Maradonës para ndeshjes me Rijekën

Sport

SKANDALOZE: Punonjësi i morgut publikon foto me trupin e pajetë të Maradonës