Sport

Ismet Munishi ka një mesazh të qartë për të gjithë kundërshtarët që do luajnë ndaj ekipit të tij

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Ismet Munishi, kryetrajner i FC Ballkanit është ndarë i kënaqur me futbollistët e tij për mundin dhe sakrificën e dhënë në fushën e lojës në duel me KF Llapin, ani pse ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë (0-0), raporton Gazetasheshi.com.

Tekniku kryeqytetas deklaroi pas ndeshjes se epilogu real i kësaj ndeshje ishte i barabartë, teksa dha edhe një mesazh të qartë për ekipet të cilat do të ndeshen me Ballkanin këtë edicion.

“Epilogu real i ndeshjes ishte rezultati i barabartë. Të dy skuadrat kishin rastet e veta, teksa u mungoi konkretizimi. Ndoshta edhe rëndësia e takimit e bëri të veten, sidoqoftë unë jam shumë i kënaqur me angazhimin e futbollistëve”, deklaroi pas ndeshjes Munishi për “Super Sport Kosova”

“Çdo ndeshje ne do hyjmë për fitore. Në çdo klub ku kam punuar e dijnë të gjithë që unë futem vetëm për fitore, nuk i mendoj asnjëherë kalkulimet”, potencoi i pari i stolit të “portokallinjëve”.

Më tej Munishi ka folur edhe për objektivat e Ballkanit këtë edicion, teksa zbuloi edhe planin e punës pas pushimit disa ditor që tani do të ketë futbolli kosovar.

“Ekipin e Ballkanit e shoh më lart se që ka qenë në sezonin e kaluar kjo dihet tashmë 100%. Disa nga futbollistët tanë kanë ardhur me vonesë në fazën përgatitore (Artur Magani, Liridon Fetahaj & Ermal Krasniqi) do të shfrytëzojmë këtë pushim për ta ngritur nivelin fizik të tyre”, përfundoi Munishi.

Aktualisht Ballkani renditet në pozitën e tretë të renditjes tabelare me pesë pikë të tubuara nga tri javët e para kampionale.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv