Sport

Ismet Munishi jep indikacione se mund të bëhet trajner i Kosovës

Kryetrajneri i KF Ballkanit, Ismet Munishi, është përfolur shumë ditët e fundit si një zëvendësues i mundshëm i zviceranit Bernard Challandes në krye të shtabit teknik të kombëtares së Kosovës. Dhe, veprimi i tij i fundit në rrjete sociale vetëm sa i ka rritur këto thashetheme.

Munishi – i quajtur edhe “babë” i futbollit të Kosovës – ka postuar në Facebook një fotografi ku shfaqet me dorën të vënë në zemër derisa po intonohej himni i Republikës së Kosovës.

Të gjithë e dimë se intonimet e himneve janë element dallues i garave në nivelin e kombëtareve – për dallim nga ai i nivelit të klubeve, shkruan Periskopi.

Nëse kjo është veç një koinçidencë, mbetet të shihet.

Munishi është treguar jashtëzakonisht i suksesshëm në futbollin e Kosovës me ekipe jo aq të mëdha. Ai arriti ta bënte Vushtrrinë kampion të Kosovës para disa vitesh, ndërsa vitin e kaluar befasoi të gjithë me lojë të bukur dhe rezultate mahnitëse me KF Ballkanin nga Suhareka.

“Baba” ka merita të mëdha edhe për zbulimin e talentëve të mëdhenj nga futbolli kosovar. Milot Rashica u zbulua si talent pikërisht nga Munishi, derisa në vitin e kaluar ai ia doli t’i nxirrte edhe tre talentë të tjerë, si Jetmir Topalli, Blendi Baftiu dhe Arbër Hoxha. I pari tashmë luan në Superligën e Turqisë.

Postime të ngjajshme
Sport

Ka 13 të infektuar, Alkmaari zbarkon në Napoli, në listë djali i legjendës së Milanit

Sport

Manajt e Baftiut i’u deshën 28 javë, Daku e bënë në vetëm 7

Sport

Real Madridi i shpëton turpit, por jo edhe humbjes

Sport

Ajax – Liverpool, Klopp me disa mungesa