Sport

Ismet Munishi është analisti më i kërkuar nga televizionet vendore

Ismet Munishi u largua javën e kaluar nga pozita e kryetrajnerit të FC Ballkanit, ndërkohë tani është personaliteti më i kërkuar nga televizionet vendore ,shkruan Insporti.

I emëruar në qershorin e vitit të kaluar në krye të Ballkanit, Ismet Munishi, transformoi klubin nga Suhareka, duke luftuar për titull të Superligës deri në javën e fundit të kampionatit, ndërkohë arriti të kualifikohej edhe në finale të Kupës së Kosovës.

Pas largimit nga pozita e teknikut të Ballkanit, Munishi është vërshuar nga ofertat e shumta nga televizionet vendore, për t’u angazhuar në rolin e analistit në emisionet sportive.

46 vjeçari ishte paraqitur në këtë rol edhe sezonin e kaluar, por që u largua për t’i kushtuar më shumë kohë Ballkanit dhe familjes së tij.

nsporti merr vesh që në garë për analizat pikante të Munishit janë tri televizione vendore, që duan me patjetër shërbimet e tij.

Ndonënse ende nuk ka një konfirmim zyrtar, gjasat janë që shumë shpejt ta shohim Munishin në ekranet tona televizive./Insporti.com/

Postime të ngjajshme
Sport

Ekskluzive: Fisnik Papuqi bëhet zëvendëstrajner, Besa sjell transferime nga Feronikeli dhe Zvicra

Sport

Ky ishte reagimi i Visar Bekajt pasi Prishtina fitoi Superkupën

Sport

Drita e uron FC Prishtinën për trofeun e Superkupës

Sport

U largua nga Llapi, Bekim Maliqi i bashkohet rivalëve të Superligës