Sport

Ismet Munishi e kujton kohën kur me Kosovën e ka sfiduar Shqipërinë në ndeshje miqësore

Në stadiumin “Elbasan Arena” sot (e mërkurë) zhvillohet ndeshja miqësore ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës në futboll, shkruan Zeri.info.

Trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi, e ka kujtuar kohën kur ka qenë pjesë e Kosovës në një ndeshje miqësore ndaj Shqipërisë të zhvilluar në Prishtinë në vitin 2002.

Munishi që me shumë sukses po e drejton Ballkanin e ka postuar një fotografi të futbollistëve para ndeshjes.

Kosova e humbi atë takim me rezultat 0:1.
Për Kosovën në atë kohë janë paraqitur.

Ahmet Beselica; Arsim Abazi, Faruk Statovci, Fadil Ademi; Ismet Munishi, Besnik Kollari, Mehmet Dragusha, Sunaj Keqi, Ardian Kozniku; Xhevdet Llumnica, Zenun Selimi.

(Rezervat e shfrytëzuara: Enis Fetahu, Milaim Humolli, Bekim Isu, Ynall Duraku, Ndrec Komani, Emin Ismajli, Ilber Aliu).

Trajner ishte Bylbyl Sokoli.

Ndryshe, ndeshja e sotme do t’u shërbejë dy skuadrave si përgatitje para dy ndeshjeve tjera të nëntorit që i zhvillojnë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Pas takimit ndaj Kuqezinjve, Dardanët luajnë në garën evropiane kundër Sllovenisë (më 15 nëntor) dhe pastaj kundër Moldavisë (më 18 nëntor).

Postime të ngjajshme
Sport

Renditja tabelore në Superligën e Kosovës pas dy ndeshjeve të sotme

Sport

Rastet e reja me COVID-19, janë nga këto komuna

Sport

Trepça ’89 vazhdon ‘leksionet’ ndaj Gjilanit, Arbëria fiton në ‘frymën e fundit’ ndaj Drenicës

Sport

Superliga Trepça '89 - Gjilani, Arbëria - Drenica