Sport

Ismet Munishi befason me deklaratën e tij

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Paraqitja e Ballkanit përballë Feronikelit (3-1) do të mbahet mend gjatë jo vetëm për fitoren e realizuar nga “portokallinjtë”, por edhe për mënyrën përfekte të lojës, shkruan Gazetasheshi.com.

Megjithatë, trajneri i kësaj skuadre Ismet Munishi beson se skuadra e tij pati fat në këtë ndeshje edhe pse mbetet i mendimit se fitorja është shumë e merituar.

“Patëm pak fat, këtë mund ta pranoj. Por, golat i shënuam herët. Vrapuam më shumë se kundërshtari dhe e deshtëm fitoren më shumë se kundërshtari. I kemi marrë të gjitha masat duke ditur cilësinë që ka Feronikeli brenda skuadrës. Sot, djemtë treguan një lojë të mrekullueshme dhe kur luajmë kështu fitorja është e pashmangshme”, deklaroi Munishi për “Super Sport Kosova”.

Më tej tekniku i kësaj skuadre flet edhe për objektivat e vendosur nga presidenca e klubit.

“Kemi komponuar një ekip mes përvojës dhe talentit. Kemi punuar shumë dhe jemi të kënaqur, këtë smund ta mohoj. Qëllimi dhe ambicjet janë duke parë duke bërë. Synojmë ta ngrisim nivelin e lojës dhe të jemi në nivelin e kompanisë së pronarit, i cili gjithashtu është lidër në konkurecën e tij”, mbylli Munishi.

Fitorja e Ballkanit përballë kampionit në fuqi Feronikeli e dërgon këtë skuadër në vendin e parë me katër pikë të tubuara.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv