Sport

Islami tregon se kur do të rikthehet dhe se a po ia paguan Feronikeli shpenzimet e lëndimit?

Mbrojtësi i krahut, Përparim Islami në një bisedë me Gazetën Olle ka treguar se kur po planifikon të rikthehet në fushën e blertë, si po shkon rehabilitimi dhe se a po e ndihmon Feronikeli me shpenzimet e lëndimit.

Nesër në kuadër të javës së pestë të Superligës luhet takimi derbi në mes Feronikelit dhe Dritës, e pikërisht mos pjesmarrja në një ndeshje të tillë duket se do i mbesë peng mbrojtësit.

“Jam i mërzitur që nuk po mundem t’i ndihmoj shokëve dhe skuadrës, por jam gati rikuperimit dhe do jem shumë shpejtë në fushë” – e nisi prononcimin e tij, Përparim Islami.

Tutje Islami tregoi edhe se kur mund të paraqitet ai në fushë, por edhe se a po e ndihmon Feronikeli me shpenzimet e lëndimit.

“Tani e kam marrë vetën, madje kam filluar edhe me stërvitje të forta sipas planprogramit. Mund ta konfirmoj se jam shumë afër që të rikthehem, por datën e saktë nuk mund ta them” – tha Islami, i cili poashtu shtoi “Vazhdoj të jem çdo herë në kontakt me Feronikelin dhe jam shumë falenderues ndaj tyre, të gjitha shpenzimet e deri tanishme më janë paguar nga skuadra”.

Krejt në fund të bisedës tonë, Islami me anë të një shakaje i kërcnoi edhe rivalët për titull.

“Jam duke punuar maksimalisht që të rikthehem fuqishëm, pak pushim dhe pastaj rikthehemi me titull” – përfundoi me shaka prononcimin e tij, Përparim Islami.

25 vjeçari ishte lënduar në ndeshjen Ballkani – Feronikeli të vlefshme për gjysëm-finalen e Digitalb Kupës.

Postime të ngjajshme
Sport

Dikur punëtor i ndërtimtarisë, tani firmos me Newcastle United

Sport

Premierliga vjen sot me ndeshje të mëdha

Sport

Në këtë vend dënoheni me dy vjet burg nëse s’mbani maskë

Sport

“El Clasico”: Këto janë formacionet e mundshme