Sport

Islami mohon kalimin e tij te Drita, thotë se ka oferta edhe nga jashtë Kosovës

Mbrojtësi i njohur kosovar, Përparim Islami ka hedhur poshtë zërat se ka arritur marrëveshje me Dritën.

Në një intervistë për Indeksonline, Islami tha se shumë shpejtë do të vendos për ekipin e ri.

“Jo nuk kam arrit marrëveshje me Dritën, nuk është e vërtet. Jam duke pushuar dhe besoj se shumë shpejt do të vendosi për ekipin e ri”, u shprehë Islami. Tutje, ai tregoi se ka oferta edhe jashtë Kosovës.

“Kam oferta edhe jashtë Kosovës, po menaxheri im është duke punuar në këtë drejtim”, përfundoi ai.

Përparim Islami në 3 sezonet e fundit ishte pjesë e KF Feronikelit. Sot ai ndau rrugët me ekipin nga Drenasi. Momentalisht, ai është futbollist i lirë.

Postime të ngjajshme
Sport

Elseid Hysaj mbetet në Serie A, gjen akordin me klubin e njohur

Sport

Ja çfarë kishte thënë Eriksen për Kosovën kur ishte në Prishtinë

Sport

Ish-mjeku i Eriksen, jep detajet tmerruese lidhur me futbollistin dhe tregon çfarë mund t’i ketë ndodhur

Sport

ZYRTARE: A&N përforcohet me ish-futbollistin e Lirisë