Lajme

Ish-zyrtari i lartë i VV-së: Koha që Vetëvendosje t’i kthehet zgjedhjeve të brendshme

Ish-Kryetari i Degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, Bajram Ajeti ka thënë se arsyet e dorëheqjes janë se dëshiron t’iu lë hapësirë brezave të rinj të udhëheqin me degën.

“Më mirë në kulm të gëzimit të bësh një veprim të tillë të tërhiqesh dhe të ju lë hapësirë brezave të rinj”.

Tutje, Ajeti në “Info Magazine”, tha se arsye të tjera janë edhe për shkak të moshës dhe dëshiron që t’i rikthehet jetës private, njofton Klankosova.tv.

“Nuk jam konsultuar fare, kam ndje një obligim timin për shkak edhe moshës, edhe kryesisht të rezultateve që ka arritur Lëvizja Vetëvendosje gjatë mandatit në të cilin kam qenë unë që në prill të 2015. Pothuajse në të gjitha zgjedhjet kemi korrur fitore, kemi fituar zgjedhje parlamentare, lokale, dhe normalisht edhe mosha ime, përvoja janë mjaft. Unë kam arritur qëllimin dhe objektivin tim që të arrij deri këtu, kështu tani dua të t’i kthehem jetës private, familjes…”, ka thënë Ajeti.

Teksa sa i përket rezultateve të zgjedhjeve të fundit, Ajeti tha se Vetëvendosje duhet t’i kthehet strukturimit dhe zgjedhjeve brenda partisë.

“Unë mendoj që Albini me arsyetimin e humbjes që e patëm në disa komuna, me një fjalë ai tha që ka defekte të brendshme, kjo periudhë që nuk do të ketë zgjedhje në komuna dhe parlamentare së paku edhe tre vjet, kështu që do t’i kthehemi lëvizjes, strukturimit të saj, zgjedhjeve të saj, zgjedhjet u ndërprenë disa herë, herë për shkak të zgjedhjeve parlamentare pastaj ato lokale, normalisht kjo do të jetë një rast i mirë që lëvizja të forcohet”.

Related posts
Lajme

Policja kosovare poston foto duke gjuajtur me armë në poligon

Lajme

Shoferi në Ferizaj nuk e ndal gazin as në zebra, dalin pamjet kur godet këmbësorin dhe ik nga vendi i ngjarjes

Lajme

Borrell reagon pas sanksioneve të SHBA-së ndaj dy serbëve të Kosovës

Lajme

Gjendja e pacientëve me COVID në QKUK dhe spitale

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *