Lajme

Ish-ushtari i UÇK-së që u ndalua me fletarrest të Serbisë në Itali, po mbahet në arrest shtëpiak

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Me fletarrest të shtetit serb, në Itali më 7 gusht të këtij viti u ndalua ish – pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ejup Hoxha.

Hoxha u lira menjëherë pas intervistimit, derisa është duke qëndruar në arrest shtëpiak.

Ai për Indeksonline, ka thënë se shumë shpejt do ta ketë seancën e parë gjyqësore.

“Jam ndaluar nga policia e shtetit italian. Është një fletarrest i INTERPOL-it të Serbisë, sa që atë shtet unë s’e njoh, sepse kemi të bëjmë me luftën e Kosovës dhe Preshevës. Unë personalisht nuk e nuk e njoh shtetin e Serbisë. Jam akoma i ndalum, jam në arrest shtëpiak, deri në seancën e parë më 23 shtator”.

Ejup Hoxha jeton bashkë me familjen prej 15- vjetësh në Itali.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat