Lajme

Ish ushtari i UÇK-së, ka reaguar pas publikimit të lajmit për uljen e shtesës për pensionistë

Ish ushtari i UÇK-së, tash veteran, Arbër Zekaj, ka reaguar pas publikimit të lajmit për uljen e shtesës për pensionistë nga 30 në 10 euro, si dhe për pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike, ku 60 milionë euro u janë ndarë bizneseve nga qeveria e kaluar.

“Si luftëtar i UÇK-së për 8 muaj rresht pa ndërprerë gjerë në ditën e Çlirimit, atë kohë 15 vjeçar, të viteve 98/99 – bashkëluftëtar i afro 30 të dëshmorëve. Pasi që i përkas skemës pensionale prej 75 eurove, ndoshta edhe më takon të flas. Qeveria e kaluar ndau 30 euro vetëm për tre muaj, janar, shkurt dhe mars, që i bie 90 euro për një vit. Qeveri e kohës tash ndau për mua përgjatë tërë vitit, në 9 muajt vijus nga 25 euro që i bie deri në fund të vitit 2021 skema e rasteve prej 75 eurove fiton 225 euro. Në total skema jonë merr 90 + 225 = 325 euro. Qaj e qesh dhe mos buzëqesh”, ka shkruar Zeka.

Ai thotë se qeveria e kaluar mbështeti me miliona euro ata të cilët i ngritën çmimet e ushqimeve esenciale e primare.

Pjesa tjetër e postimit:

Ne mbesim më shpresë, Qeveria tashme të mos i mbështes më ato biznise të cilat vetem fituan nga ne e përfituan nga gjatë pandemisë.

Bashkëluftëtar i dëshmorëve siç janë, Arton Mehmetaj, Gjeneral Shkelzen Haradinaj, Fadil Nimanaj, Fatmir Nimanaj, Luan Nimanaj, Hasim Halilaj, Burim Mustafa, Nuredin Gërvalla, Valiant Ferizi, Përparim Ferizi, Sali Ferizi, Hysen Mehmeti, Përparim Shala, Femi Demiqi, Naim Berisha, Xhavit Islami, Nazmi Gradina, Islam Krasniqi, Liman Morina, Hajrush Demaj, Nimon Musaj, Metë Krasniqi, Visar Miftaraj, Albesian Mataj.

Ps: Të jetosh me ndershmëri nuk është e lehtë. Që nga viti 2011 jetoj më skemë sociale edhe përse më është mohuar e drejta e pensionit qoftë e veteranit, qoftë e veteranit invalid. Për 10 vite shumë pak zëri mu dëgjua!

As edhe një herë mbështeje nga shteti im s’pata qoftë edhe një vend pune.

Pse disa Kompani me miliona fituan e përfituan.

Mua, edhe familja ime për çështje ekonomike, mu shkatërrua me sa mund arrita për ta krijuar.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10222749556001131&set=a.10202092724873263&type=3

Postime të ngjajshme
Lajme

Vdes këmbësori pasi u godit nga një veturë në Prishtinë

Lajme

Ky është parashikimi i motit për ditët e ardhshme

Lajme

Detaje/ Si e plagosi dhëndrri mikun përgjatë kohës sa po udhëtonin bashkë

Lajme

Plagoset një person në Prishtinë, Policia jep detaje për rastin