Sport

Ish-trajneri i skuadrës shqiptare bën skandal në konferencën për shtyp, ankohet për birrat pa alkool

Të gjithë e mbajmë mend trajnerin e njohur austriak Piter Pakult kur në vitin 2018 erdhi më Shqipëri dhe mori drejtimin e Kukësit.

Megjithatë aventura e trajnerit austriak ishte e shkurtër duke u larguar pa lënë gjurmë në kampionatin shqiptar.

61-vjeçari së fundmi ka marrë drejtimin e skuadrës austriake të Klagenfurtit e cila militon në futbollin elitar austriak. Por Pakult është bërë protagonist në vendin e tij duke krijuar reagime të shumta në rrjetet sociale, shkruan Panoramasport.

Në konferencën për shtyp të pak ditëve më parë, Pakult është “ankuar” se i vendosin përpara gjithmonë birra pa alkool, gjë e cila është cilësuar si skandal nga mediat austriake.

Postimi nga faqja gjermane “SPOX.com” ka marrë reagime të shumta me mbi 1700 komente ku shumë prej tifozëve e morën me të qeshur këtë rast ndërsa disa të tjerë e kthyen në ironi.

https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=2739880122968832

Postime të ngjajshme
Sport

Obërtinca jep dorëheqje, Fushë Kosova emëron trajnerin e ri

Sport

Nga Muriqi, Rrahmani, Hysaj dhe Gjimshiti, zbulohen pagat e futbollistëve shqiptarë në Serie A

Sport

Ndeshje tejet interesante zhvillohen në xhiron e 10-të të Ligës së Parë, këto janë delegimet e plota të gjyqtarëve

Sport

Delegohen gjyqtarët për xhiron e 11-të në Superligën e Kosovës