Sport

Ish-trajneri i Prishtinës e pranon, isha në negociata me Ballkanin para se ata të merrnin Shkëmbin

Ballkani tashmë ka vendosur për trajnerin e ri.

Klubi nga Suhareka ia ka besuar detyrën e trajnerit, Bledi Shkëmbit nga Shqipëria, i cili do ta zëvendësojë në këtë pozitën, trajnerin Ismet Munishi.

Kryesia e Ballkanit në ditët e fundit ka qenë në negociata me disa trajnerë. Njëri ndër ta është edhe Arsim Thaqi.

Ky i fundit i ka konfirmuar bisedimet në një prononcim për “Zeri.info”.

“Kishim negociata shumë profesionale, por Ballkani vendosi për trajnerin Bledi Shkëmbi të cilit i dëshirojë shumë suksese”, ka thënë Arsim Thaqi.Image
Thaqi është trajner me shumë përvojë në futbollin e Kosovës dhe njohës i rrethanave në futbollin tonë.

Thaqi për herë të parë me Prishtinën ka marrë pjesë në garat evropiane të Ligës së Evropës, derisa me ekipin nga kryeqendra e Kosovës në atë edicion i kishte fituar 10 nga 11 ndeshjet sa e ka drejtuar skuadrën në Superligë.

Ai e ka drejtuar edhe Flamurtarin në Superligës duke përfunduar në mesin e tabelës dhe duke i dërguar në zonën e barazhit ekipe si Gjilani dhe Trepça ’89.

Arsim Thaqi në futbollin e Kosovën e ka drejtuar edhe 2 Korrikut, derisa nëpër duart e tij kanë kaluar shumë talente të futbollit tonë. Ka punuar edhe te KEK-u dhe Trepça ’89.

Në anën tjetër, Shkëmbi është një trajner i ri, i cili karrierën e ka nisur në Kosovë te Liria e Prizrenit. Ka punuar edhe në Shqipëri te Teuta e Durrësit. Ky trajner ende nuk e ka shijuar asnjë trofe në zejen e re dhe nuk ka guruar si trajner në garat evropiane.

Mbetet të shihet nëse do t’ia bëjë sefte me Ballkanin.

Postime të ngjajshme
Sport

Futbollisti i njohur ndahet me skuadrën e Ulpianës

Sport

Drita merr rrugë për në Turqi, kampionët do t’i zhvillojnë katër ndeshje kontrolluese

Sport

Ja kush janë kandidatët kryesorë për ta zëvendësuar Lampardin te Chelsea

Sport

Chibueze rikthehet në futbollin kosovar, afër marrëveshjes me klubin e njohur