Sport

Ish-trajneri i Ballkanit reagon ashpër pas zyrtarizimit të Shkëmbit

Ish trajneri i Ballkanit, Zymer Elshani nuk është i lumtur aspak me emërimin e Blendi Shkëmbit si trajner i klubit të tij të zemrës. Elshani këtë e ka shprehur nëpërmjet një komenti në faqen zyrtare të klubit duke shkruar se me Shkëmbin nuk do të fitohet titulli dhe as Kupa e Kosovës.

Elshani ka qenë mjaftë kritik edhe për shkarkimin e Ismet Munishit nga drejtuesit e klubit duke e quajtur si gabim i madh.

Ballkani në orët e para të pasdites së sotme njoftoi se ka arritur marrëveshje me Blendi Shkëmbin për të marrë drejtimin e skuadrës.

Ky vendim duket se nuk i ka pëlqyer fare Elshanit, i cili nuk ka besim në Shkëmbin aspak.

No description available.
Ballkani ka zyrtarizuar ardhjen e Shkëmbit përmes faqes zyrtare në rrjetin social Facebook.


Shkëmbi do ta zëvendësojë Ismet Munishin në detyrën e trajnerit, i cili ditë më parë u shkarkua nga Ballkani.

Ballkani po ashtu ka qenë në bisedime edhe me trajnerin Orges Shehu, por që në fund ka vendosur për ish futbollistin e Kombëtares së Shqipërisë.

Klubi i fundit të cilin e kishte drejtuar Shkëmbi është KF Teuta në Shqipëri, ndërsa ky është klubi i dytë në Kosovës, pasi vite më parë ishte trajner i KF Lirisë së Prizrenit.

Postime të ngjajshme
Sport

Arsenali në bisedime me super talentin e gjigantit spanjoll

Sport

Futbollisti i Feronikelit rikthehet pas shtatë muajve në fushën e blertë!

Sport

Gjilani cakton një miqësore, luan kundër kësaj skuadre

Sport

Madhështore: Rivaliteti anash doktori i Gjilanit uron atë të Dritës për ditëlindje